LAJMI I FUNDIT:

“35 milionë euro ose njeriu juaj vritet”: Arrestohet shqiptari që i bëri shantazh Berluskonit

“35 milionë euro ose njeriu juaj vritet”: Arrestohet shqiptari që i bëri shantazh Berluskonit

Një shqiptar, i akuzuar si pjesë e bandës që mes 15 dhe 16 tetorit 2012, mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, u arrestua.

Në pranga është vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa lëvizte me makinë, raportuan këtë të mërkurë mediat italiane.

Gjashtë vite më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për rreth 10 orë.


Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vite e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berluskonit.

Gjatë pengmarrës së Spinelit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do publikoheshin disa dokumenteve, që ata pretendonin se kishin në dorë, në lidhje me disa skandale politike.

Por, Spineli dhe bashkëshortja e tij u lanë të lirë dhe shantazhi me dokumentet rezultoi një bllof, ndërsa ish-Kryeministri nuk ra pre e tij.

Anëtarët e bandës

Vëllezërit Ilirjan e Laurenc Tanko
Marjus Anuta
Francesco Leone
Alessio Maier
Pierluigi Tranquilli

/Panorama

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori