Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë kanë mbajtur konferencën shkencore “Zhvillimi i konstitucionalizmit shqiptar 1912-2024.
Në 34 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, deputetë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë treguar për kushtet në të cilat ishin mbledhur dhe se ishin të rrethuar nga forcat policore e shërbimi sekret serb.
Nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Iljaz Ramajli theksoi se Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut i ka paraprirë unifikimi i plotë shqiptar.
“Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut e shkroi akademik Gazmend Zajmi, Kushtetutën e Kosovës-7 shtatorit 1990 e shkruan anëtarët e Komisionit Kushtetues të Kuvendit të Kosovës nga radhët e punëtorëve shkencor, profesor doktor Ejup Statovci, profesor doktor Ismet Salihu, profesor doktor Kurtesh Salihu, profesor doktor Fatmir Fehmiu si dhe doktor Riza Smaka. Tekstin e pyetjes së referendumit gjithë popullor i mbajtur më 26-30 shtator 1991 për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur e kishte përgatitur akademik Gazmend Zajmi me ekipin e tij dhe amendamentet në Kushtetutën e Kosovës nga numri dy deri në atë të shtatin i kishte përgatitur profesor doktor Arsim Bajrami dhe juristi i mirënjohur Lazim Salihu. Shpalljes së deklaratës kushtetuese të 2 korrikut i kishin paraprirë unifikimi i plot i faktorit shqiptar të Kosovës, kërkesat gjithë popullore për mëvetësi, liri e barazi”, deklaroi Ramajli.
Muharrem Shabani, i cili lexoi Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut theksoi se kuvendi i atëhershëm u mbajt në kushte të jashtëzakonshme e nën rrethimin e shërbimeve sekrete serbe.
“Gjendja në Kosovë në ato vite ishte tepër e rëndë edhe e sigurisë edhe e politikës. Më 23 mars 1989, në mënyrë të dhunshme ishte suprimuar ajo autonomi sipas Kushtetutës të vitit 1974. Prandaj edhe ky kuvend që u mbajt më vonë u mbajt në kushte të jashtëzakonshme, nën rrethimin policor, të shërbimeve sekrete serbe.
Jo për të shprehur guxim e trimëri por aty ishte treguar guximi i këtyre delegatëve dhe delegateve që me çdo sakrificë të realizojnë këtë akt. U paraprin shumë ngjarje të rënda, burgosje, izolim të intelektualëve, vrasje, kthimin e shumë ushtarëve në arkivole të vrarë, bile bile thuhej se kanë bërë vetëvrasje, pastaj helmime masovike të nxënësve në shkolla të mesme. Këto edhe neve na bën edhe më të qëndrueshëm që kërkesa gjithë popullore që u fol këtu që Kosova të shpallet si njësi e barabartë”, tha ai.
Në këtë konferencë shkencore, ai shtoi se Deklarata Kushtetuese ishte pikënisje për kushtetutën dhe referendumin.
Për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990, foli Ismet Salihu, i cili tha se gjatë dy muajve është punuar vetëm natën dhe në mënyrë ilegale.
“Gjatë muajit korrik dhe gusht, në mënyrë sistematike grupi punues nga pala shqiptare vazhdoi punën në hartimin e tekstit të Kushtetutës së Kosovës. Gjatë këtyre dy muajve, anëtarët e komisionit punuan vetëm gjatë natës dhe në mënyrë ilegale në konspiracion të plotë0, punët teknike i kryente sekretari i komisionit kushtetues. Dhe kështu gjatë dy muajve është punuar në ilegalitet, në përgatitjen e tekstit të kushtetutës… Pasi që u përfundua puna në tekstin e Kushtetutës së Kosovës, i është dorëzuar sekretarit të komisionit dhe sekretari i komisionit ua ka dorëzuar delegatëve të deputetëve të kuvendit dhe në marrëveshje edhe kjo punë e deputetëve është kryer në mënyrë konspirative. Meqë ishte bërë e pamundur fizikisht hyrja në kuvend e deputetëve, është marrë vesh që teksti i Kushtetutës së Kosovës tu dorëzohet të debatohet dhe të aprovohet jashtë Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ai.
Para 34 vitesh është miratuar Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, e cila u shpall nga delegatët e Kuvendit të Kosovës. Ky është akti që shënoi hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës. Miratimi i Deklaratës Kushtetuese u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, të rrethuara nga forca policore serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës