LAJMI I FUNDIT:

25 vite burgim për dy të akuzuarit për vrasjen në “Bon Vivant”

25 vite burgim për dy të akuzuarit për vrasjen në “Bon Vivant”

I akuzuari për vrasjen në “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vite burgim ndërsa për armëmbajtje pa leje me 1500 euro gjobë, kurse Sherif Krasniqi është dënuar me 7 vite burgim për “vrasje në bashkëkryerje”. Për veprën penale armëmbajtje pa leje ndaj Krasniqit, prokurori i shtetit në seancat e mëhershme ka hequr dorë nga ndjekja penale derisa gjykata e ka refuzuar akuzën.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Avni Syla.

Trupi gjykues ia ka vazhduar masën e paraburgimit Gërdovcit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.


Nëse Gërdovci nuk e paguan gjobën e shqiptuar, gjykata dënimin me gjobë e shndërron në dënim me burgim. Atij do t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim nga 13 tetorit 2014 derisa i njëjti të gjendet në masën e paraburgimit.

Edhe Sherif Krasniqit do t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej 13 tetorit 2014 deri më 22 janar 2019, po ashtu nga 18 dhjetori 2020 deri më 13 qershor 2023.

Gjykata i ka obliguar dy të akuzuarit të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale në emër të paushallit gjyqësor në shumën prej 400 euro si dhe në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, secili veç e veç shumën nga 50 euro.

Palët e pakënaqura me aktgjykimin kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

Fjala përfundimtare është dhënë më 20 maj, ku i akuzuari Gërdovci kishte deklaruar se shkaku i thashethemeve lidhur me rastin i kishte vdekur edhe babai i tij.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë në rigjykim sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”, duke i dënuar me 24 vjet burgim (së bashku).

Lidhur me ketë vendim, Gjykata Supreme rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marrë më 13 janar 2023,  ku Themelorja, Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori