LAJMI I FUNDIT:

230 shoferë të gjobitur në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë

230 shoferë të gjobitur në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (30.08.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 236 gjoba, nga të cilat 46 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 22 për vozitje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Janë shqiptuar 10 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.


“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.