Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Nanë” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është baladë dhe i dedikohet njeriut më të shtrenjtë të tij, nënës.


Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton, gjersa për “beat”-in është kujdesur ROSH77.

2tonofficial 75322210 563589994211620 6483482240782325958 n 2 Ton (Foto: 2 Ton/Instagram)

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube me një video me tekst, gjersa nuk ka bërë të ditur nëse mendon edhe realizimin e ndonjë klipi.

2 Ton ka zgjedhur me kujdes fjalët më të bukura për këtë këngë, që do të jetë njԯ nga më të veçantat në repertoarin e këngëve të tij. /Telegrafi/