Tashmë është zhvilluar xhiro e parë ku nuk munguan rezultatet befasuese dhe lojtarët që u veçuan.
Të jesh kapiten nuk do të thotë të jesh medoemos lider i skuadrës, pasi që ka shumë lojtarë që nuk ja kapiten të një skuadre, por janë lider.
Gazetaolle.com ka zgjedhur 12 liderët e 12 skuadrave të Superligës që pritet t’i prijnë skuadrat e tyre në fushë.
Feronikeli
Kapiten i skuadrës është Fidan Gërbeshi, një mbrojtës mjaftë i fortë dhe me shumë respekt në Kosovë. Por futbollisti që bën ‘ligjin’ në fushë tash e disa vjet te Feronikeli është Behar Maliqi.
Klubi pejan ka disa lojtarë me përvojë në skuadër. Tashmë lider i ri i kësaj skuadre shihet Fisnik Papuqi, i cili është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Kosovë.
Skuadra më e madhe në vend ka gjetur liderin e ri. Pas largimit të Driton Krasniqit, klubi i ka besuar kapitenin Armend Dallkut, i cili po shihet si lider te klubi kryeqytetas.
Më parë kishte shumë lojtarë të spikatur, tashmë shkaku i krizës financiare ka mbetur duarbosh. Lider te kjo skuadër është Gzim Gashi.
Ferizaj
Tashmë e disa vite Agron Istrefi është pjesë e Ferizajt. Ai prej kthimit të tij nga Ballkani, nuk e ka ndërruar skuadrën duke qëndruan me Ferizajn, si në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë. Aty është edhe Mirsad Idrizi.
Skuadra prej së është kthyer në Superligë ka për kapiten Benjamin Eminin që është edhe dhëndëri i trajnerit. Por lojtari që është lider te kjo skuadër është mbrojtësi Dardan Jashari.
Kapiteni që ishte vitin e shkuar nuk është më dhe shiriti i kapitenit ka kaluar te Ylber Kastrati. Por lojtari që është më i dashuri nga tifozët është Betim Haxhimusa.
Skuadrës së kaltër i është kthyer kapiteni Artan Latifi që për shumë vite ka qenë njëri ndër lojtarët më kryesor. Ai tashmë në mbrojtje ka edhe Alban Dragushën dhe Erdin Hashanin.
Skuadra nga Prizreni ka gjetur liderin e saj. Ai është Robert Gjeraj i cili ishte kthyer në skuadër pas shumë vitesh. Gjeraj ka marr edhe shiritin e kapitenit nga trajneri Ramiz Krasniqi.
Skuadra e madhe kosovare ka për lider kapitenin e sja Emin Baliqin. Ai së bashku me disa lojtarë të tjerë me përvojë do të mundohen ta dërgojnë Trepcën sa më lartë këtë sezon.
Skuadra tjetër e Mitrovicës ka për lider lojtarin që për shumë vite e mban dhe shiritin e kapitenit. Ai është Shpëtim Idrizi.
Edhe këtë sezon lider i padiskutueshëm i kësaj skuadra do të jetë kapiteni Sami Geci. Ai luan për këtë skuadrën prej kthimit të tij nga Prishtina.