15 kandidatë në garë për tri pozita për gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Sipas listës së publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pesëmbëdhjetë kandidatë kanë aplikuar për tri pozita për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Lista e kandidatëve:
- Alban Ajvazi;
- Adnan Kamberi;
- Arben Hoti;
- Armend Berisha;
- Fatime Dermaku;
- Gëzim Shehu;
- Hysni Ismajli;
- Kujtim Krasniqi;
- Liridona Ajeti-Kajtazi;
- Lutfi Shala;
- Ngadhnjim Arrni;
- Nikoll Komani;
- Rilind Sermaxhaj;
- Shaban Shala, dhe
- Violeta Namani-Hajra.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 352-të, kishte shpall konkurs për avancimin e tre gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit më 30 shtator 2025.
Në këtë takim ishte caktuar edhe paneli për intervistim me këtë përbërje:
- Albert Zogaj- kryetar;
- Teuta Ibrahimi- anëtare;
- Burim Ademi- anëtar;
- Kadrije Goga-Lubishtani- anëtare dhe
- Drita Rexhaj– anëtare
Në ftesën e dërguar, KGJK-ja ka theksuar se procesi bazohet në parimin e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe në një proces tërësisht objektiv, duke e konsideruar shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e monitoruesve.
Procesi i avancimit bazohet në Rregulloren nr. 01/2014 për procedurën e ngritjes në detyrë për gjyqtarë dhe plotësimet/ndryshimet e Rregullores nr. 04/2023.
Sipas këtyre akteve nënligjore, kandidatët e suksesshëm mund të poentohen deri në 100 pikë, dhe kandidati duhet të arrijë së paku 70 pikë që të mund të rekomandohet për votim në Këshill, e që i njëjti pastaj të votohet për ngritje në detyrë.
Sipas Rregullores, vlerësimi i fundit i performancës vlerësohet me 50 pikë, aftësitë profesionale me 15 pikë, analizimi dhe interpretimi i normave ligjore dhe akteve ndërkombëtare me 15 pikë, përvoja e punës si gjyqtar dhe aftësia për të punuar me ngarkesë me 10 pikë, si dhe performanca profesionale dhe integriteti profesional me 10 pikë.
Pas përfundimit të intervistimit, hartohet raporti përfundimtar i vlerësimit të kandidatëve, duke nxjerrë pikët nga secili anëtar i panelit dhe mesataren e pikëve.
Në këtë raport përfundimtar, po ashtu njihet e drejta për kërkesë rishqyrtimi brenda 5 ditësh, dhe pas kësaj, kandidatët me mbi 70 pikë rekomandohen në Këshill për votim./BetimipërDrejtësi/






































