15 bankënota nga 50 euro janë gjetur në bankomatin e një banke, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, ka njoftuar policia.

Ankuesja punëtore në një bankë në Prishtinë, ka raportuar se në bankomat ka gjetur 15 bankënota nga 50 €, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.


Të njëjtat janë konfiskuar nga njësitet policore dhe rasti është duke u hetuar.