Më shumë se 1300 familje nga rajoni i Strugës dhe Ohrit mezi ia dalin mbanë. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe janë të varur nga ndihma sociale. Megjithatë, këto shifra janë shumë më të larta, nëse dihet se shumë prej nuk regjistrohen për ndihmë. Për shkak të gjendjes së keqe ekonomike të shumë banorëve të rajonit, një pronar furre nga Ohri vendosi të ndihmojë me bukë falas gjatë Ramazanit. Ai thotë se numri i atyre që vijnë nuk është i vogël.
“Јас давам секој Рамазан леб без пари, кој има потреба да дојде да земе. Кој има потреба јас му давам. Да, има луѓе кои доаѓаат секој ден за да земат леб без пари. Бројот на луѓе е секогаш различен. Денеска може да дојдат повеќе, утре помалку, бројот никогаш не се знае“, tha Dane Krasniqi-pronar i një furre.
Shumë nga qytetarët me të cilët kemi biseduar thonë se është e vështirë për të mbijetuar dhe ulja e çmimeve të disa ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë për disa denarë nuk u ndihmon aspak.
“Ka varfëri. Le të shpresojmë për më mirë, jo për më keq”, u shpreh një qytetar.
“Do të kursej nga pensioni”. Nuk shpenzoj pa nevojë. Duhet të mësohemi me këtë. Duhet ti kishin ulur çmimet pak më herët. Kur i ngritën jashtëzakonisht, tani i kanë ulur pak. Jo të gjithë mund të marrin një bukë”, shtoi një tjetër.
„… Kur njerëzit mund të shpenzojnë 50 euro për cigare në muaj, çfarë është, helmimi i trurit. Të gjithë duhet të mendojnë se si i shpenzojnë paratë e tyre”, theksoi një tjetër qytetar.
Zyrtarët i kanë rritur pagat deri në 78%, por ky është realiteti në të cilin jetojnë shumica e njerëzve, na thonë bashkëbiseduesit.
“Nuk ia dalim dot me një rrogë. Çmimet janë rritur. Nuk mund të dalim në fund. Është varfëri e rëndë. Nuk ka qenë kurrë kështu. Çmimet po rriten çdo ditë. Nuk liruan asgjë, më shumë u rritën sesa u ulën. Çfarë liruan? Dhjetë denarë. Me pensionin 8000 denarë tash 10000, ndërsa kam punuar 40 vjet në spital, nuk mundet t’ia dal”, tha një qytetar tjetër.
“Nuk më mjafton të lidh muajin, sepse të ardhurat janë të vogla dhe çmimet janë shumë të larta. Janë rritur jashtëzakonisht dhe tani janë ulur gjoja, a nuk ka ndonjë rezultat të madh”, theksoi një qytetar tjetër.
Në Qendrën për Punë Sociale të Strugës janë të regjistruara 350 familje që varen nga ndihmat e dhuruara, por sipas tyre ky numër ndryshon në mesin e tyre. Në Kryqin e Kuq në Ohër, nga ana tjetër, janë regjistruar 900 familje në rrezik social./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët