LAJMI I FUNDIT:

13 fëmijë të Idrizovës s’mund të ndjekin mësimin, shkolla “Njegosh” mohon shqipen në klasat VI- IX

13 fëmijë të Idrizovës s’mund të ndjekin mësimin, shkolla “Njegosh” mohon shqipen në klasat VI- IX

Ndërsa nxënësit kanë nisur me detyrat shkollore, 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë akoma janë pa mësim.

Kjo për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të komunës Gazi Babë të Shkupit vazhdon të mos lejohet realizimi i mësimit në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë.

Në pritje të një zgjidhje, fëmijët po improvizojnë një klasë mësimi në shtëpinë e familjes Seferi ku me njëri tjetrin po përsërisin mësimet e vitit të kaluar.