Sot, 106 vite më parë më 1912 në qytetin e Vlorës, Shqipëria shpalli Pavarësinë. Që nga ajo ditë, 28 Nëntori vazhdon të mbetet datë historike për mbarë popullin shqiptar.

Edhe sot 106 vjet më pas, festa e Flamurit vazhdon të festohet me të njëjtat emocione, duke bërë kështu që imazhi i kësaj feste mos të zbehet asnjëherë.


Thuajse, në të gjitha komunat e vendit sot ndjehet fryma e kësaj feste kaq të veçantë.

Në kryeqytet janë parë numër i madh i qytetarëve në sheshet e kryeqytetit, të cilët kanë dalë që ta festojnë këtë ditë pavarësisht temperaturave të ulëta.

Sheshet "Zahir Pajaziti, "Nënë Tereza", "Skënderbeu" dhe "Ibrahim Rugova", po frymojnë kuq e zi në të dyja anët, shkruan Telegrafi.

Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët.

Me 28 Nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe data kur UÇK doli për herë të parë publikisht

Krejt këto bëjnë që emocionet e shqiptarëve në Kosovë në këto ditë nëntori të jenë të mëdha, dhe pothuajse çdo gjë merr ngjyrën e festës. /Telegrafi/Më poshtë ju sjellim atmosferën në sheshet e Prishtinës përmes fotografive të realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit:

47038943 2034178066702345 891438007226204160 n

46767534 969422513255564 4887531439769255936 n

46827905 2222070331454010 1469661319618625536 n

46831123 391144464960519 8709195358384685056 n

46906637 1224519347686936 997797958869057536 n

46941657 2266584763614436 5911875805515874304 n

46962128 332613030901209 8593485357427720192 n

46979529 2163110203943254 5858936068690149376 n

47049867 913172149070365 6356920295252557824 n

46836938 278548156343893 523241383041957888 n