10 vjet më parë ai ishte lojtari më i mirë i ri në botë - tani do të vazhdojë karrierën në Meksikë

Fabrizio Romano, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për transferimin e Anthony Martial te Monterrey.
Sipas tij, klubi aktual i lojtarit, AEK Athinë, i ka dhënë leje sulmuesit francez të udhëtojë në Meksikë për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.
Martial, i cili do të ndajë dhomën e zhveshjes me Sergio Ramos, pritet të bëhet pjesë e një projekti ambicioz të klubit meksikan.
🚨🇲🇽 Anthony Martial to Monterrey, here we go! Deal in place with Rayados as he will play with Sergio Ramos.
Green light arrived from AEK Athens to let Martial travel for medical and contract signing in Mexico. ⚡️🇫🇷 pic.twitter.com/SxSYNf4LhR
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 11, 2025
Sulmuesi 29-vjeçar është produkt i akademisë së Lyon, përpara se të kalonte te Monaco në vitin 2013. Në verën e vitit 2015 ai u transferua te Manchester United për një shumë rekord për atë kohë për një lojtar të ri dhe në të njëjtin vit fitoi çmimin prestigjioz "Golden Boy".
Në janar të vitit 2022, Martial u huazua te Sevilla, ndërsa në karrierën e tij me "Djajtë e Kuq" fitoi disa trofe të rëndësishëm: FC CUP, EFL Cup, FA Community Shield dhe Ligën e Evropës.
Me Francën ai debutoi në vitin 2015, duke qenë pjesë e ekipit që luajti finalen e Euro 2016.

Monterrey, i cili garon në elitën e futbollit meksikan, është aktualisht në krye të tabelës pas shtatë javëve të para të kampionatit. Tifozët shpresojnë që ardhja e Martial dhe Ramos t’i rikthejë te titulli kampion, i cili mungon prej plot 15 vitesh. /Telegrafi/













































