Stevan Jovetic do të rikthehet te Interi.

Mediet italiane raportojnë se klubi spanjoll, Sevilla nuk është e interesuar që ta blejë kartonin e plot të lojtarit.


Jovetic sezonin e fundit luajti tek Sevilla në formë huazimi, por duket se lojtari përsëri do të vesh fanellën e “Nerazurëve”, edhe pse Jovetic është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane.

Për lojtarin Sevilla bëri një ofertë aspak joshëse, çka Interin e detyron të bisedojë me klube tjera.

Sipas agjentit Fali Ramadani ka disa klube të interesuara nga kampionate të ndryshme.  /Telegrafi/

telegrafi sport app