Chelsea do të bëjë ndryshime gjatë afatit kalimtar dimëror.

Nga ekipi londinez pritet të largohet braziliani Oscar, i cili nuk bën pjesë në planët e Antonio Contes, ndërsa në vendim e tij, italiani i ka vënë syrin mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu.


Sipas gazetës turke HaberTurk, Chelsea e dëshiron lojtarin që në muajin janar pasi që Oscar do të largohet në një skuadër tjetër.

Calhanoglu është lojtar kyç i ekipit të Leverkusenit dhe ka realizuar tre gola në 12 paraqitje me ‘farmaceutikët’.

Klubi gjerman kërkon 17 milionë funte, të cilat Conte pritet t’i paguajë vetëm për ta sjellur 22-vjeçarin në Stamford Bridge.

telegrafi sport app