LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shqipëria mbetet pa trajner

Zyrtare: Shqipëria mbetet pa trajner
Albanian fans cheers prior of the Euro 2016, Group I, qualifying football match, between Albania and Serbia in Elbasan, on October 8, 2015. Some 2300 police officers have been mobilized to secure the safety of the visiting team and to prevent any incidents that might mar tonights match. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Rraklli, ka dhënë dorëheqje, dhe këtë e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare Federata Shqiptare e Futbollit.

“Prej sot, ai nuk do të jetë më drejtuesi i bankinës kuqezi, të përfaqësueses shqiptare të femrave”, thuhet komunikatën e FSHF-së.

Në një prononcim zyrtar, për zyrën e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtuesi i ekipit kombëtar “A” të femrave ka sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes së tij, transmeton Koha.net.


“Largohem për arsye familjare dhe për t’iu përkushtuar krejtësisht punëve dhe bizneseve të mia private. Gjatë këtij rrugëtimi 5-6 vjeçar, për të ndërtuar futbollin e femrave në Shqipëri, kam provuar çaste dhe emocione të cilat nuk kanë njohur kufij. Kam jetuar çdo ditë me një sfidë të re, e cila për herë të parë zhvillohej në këtë vend. Kam pasur mbështetjen e të gjitha strukturave të FSHF-së, të stafit dhe medias, të cilët gjej rastin që t’i falënderoj”, thotë Altin Rraklli, në tekstin e tij të dorëheqjes.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë prej fillimit të 2010 ka qenë një prej organizatorëve të ngritjes së futbollit të femrave dhe konsolidimit të kësaj strukture, deri tek skuadra kombëtare.

Nga ana e saj Federata Shqiptare e Futbollit, pasi vlerëson dhe falënderon Altin Rrakllin për kontributin e tij, deklaron zyrtarisht se, “FSHF vlerëson kontributin e deritanishëm të dhënë për futbollin shqiptar, nga një futbollist i njohur si Altin Rraklli. Ajo, ka mbështetur dhe vlerëson punën e deritanishme të tij, për ndërtimin e skuadrës kombëtare A të femrave dhe në përgjithësi për zhvillimin e  futbollit për femrave. Duke e konsideruar si vlerë, gjithçka që Altin Rraklli ka dhënë për futbollin shqiptar, FSHF i uron atij gjithçka të mirë në karrierën dhe jetën e tij private”.