LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Simeone rinovon me Atleticon deri në 2020

Zyrtare: Simeone rinovon me Atleticon deri në 2020

Rinovimi i kontratës së trajnerit Diego Pablo Simeone me Atleticon e Madridit tani është një realitet.

Kontrata e argjentinasit shtyhet tashmë me dy vjet duke qenë e vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2020. Kjo  konfirmon edhe njëherë harmoninë që ekziston mes drejtuesve të ekipit dhe teknikut.

Ky është sezoni i shtatë në stolin e Los Colchoneros për El Cholo, që automatikisht klasifikohet si tekniku me jetëgjatësinë më të madhe në drejtimin e një klubi të La Ligas.


Vetëm Arsene Wenger e superon Simeonen në qëndrimin e tij në një tjetër stol elitar të futbollit evropian, siç është ai i Arsenalit.

Simeone mori drejtimin e Atleticos në dhjetor të vitit 2011 dhe që nga ai moment nën drejtimin e tij, klubi madrilen ka fituar 5 trofe: atë të Ligës Evropës në vitin 2012,  Superkupën e Evropës po në 2012, Kupën e Mbretit në 2013,  titullin kampion të La Ligas në sezonin  2013-14 si dhe atë të Superkupës se Spanjës në 2014, gjithashtu bardhekuqtë numërojnë dhe dy finale të luajtura në Ligën e Kampionëve në vitin 2014 dhe 2016. /SS/