Wolverhampton Wanderers ka arritur marrëveshje zyrtare me Barcelonë n për transferimin e Nelson Semedos.
Mbrojtësi portugez ka disa ditë që ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Liga Premier, derisa tashmë është finalizuar edhe marrëveshja mes të tria palëve.
Wolves e ka prezantuar zyrtarisht Semedon si lojtar të tyre, derisa pak kush e kishte pritur një transferim të tillë.
❗ Agreement with @Wolves for the transfer of @_nelsonsemedo_
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 23, 2020
Barcelona ka njoftuar se skuadra angleze ka paguar 30 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse për transferimin e portugezit.
Semedo kishte qëndruar në Camp Nou për tri vite, mirëpo asnjëherë nuk arriti që të siguronte një vend të titullarit për një kohë të gjatë.
Last night at Molineux…
✍️🎥 pic.twitter.com/Iudr99aLXd
— Wolves (@Wolves) September 23, 2020
Portugezi kishte kaluar te Barcelona në vitin 2017 nga Benfica, duke bërë në total 122 paraqitje për klubin në të gjitha garat.
Për Wolvesin do të jetë një përforcim i madh dhe në rast se Semedo tregon formë të lartë, natyrisht se klubet e mëdha angleze do të tentojnë transferimin e tij. /Telegrafi/