Merr fund ankthi i pajisjes me viza hyrëse në Rusi për Labinot Ibrahimin dhe Ylber Ramadanin. Të dy lojtarët do të pajisen me vizë sot nga ambasada ruse në Beograd.
Merr fund ankthi i pajisjes me viza hyrëse në Rusi për Labinot Ibrahimin dhe Ylber Ramadanin. Të dy lojtarët do të pajisen me vizë sot nga ambasada ruse në Beograd.
Përfaqësia diplomatike e Rusisë në Shqipëri, për shkak të modaliteteve konsullore të operimit, e ka të pamundur që t’u japë vizë shtetasve me pasaportë kosovare.
Në këto kushte, ambasada ruse në kryeqytetin shqiptar e ka orientuar klubin “Partizani” që t’i drejtohet Ambasadës së Rusisë në Beograd për të marrë vizat për Labinot Ibrahimin dhe Ylber Ramadanin. Fillimisht ky orientim i përfaqësisë ruse në Shqipëri u mor si provokim dhe çështja u ngjyros me nota gjeopolitike, për vetë faktin se Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Gjithsesi, zhurma e vizave ruse për dy lojtarët e Partizanit po shkon drejt fundit. Pak rëndësi ka për lojtarët dhe klubin se ku do ta marrin lejen hyrëse për në Rusi, në ambasadën ruse në Tiranë apo në Beograd. Aplikimi për vizë në ambasadën ruse në Serbi do të bëhet vetëm për Ramadanin dhe Ibrahimin, pasi pjesa tjetër e skuadrës dhe e delegacionit e ka kryer këtë procedurë në kryeqytetin shqiptar.
Gjatë ditës së djeshme, drejt Beogradit kanë udhëtuar dy zyrtarë të klubit të Partizanit, në mënyrë që sot ata të jenë të pranishëm në Ambasadën e Rusisë në kryeqytetin serb, për të marrë vizat e Labinot Ibrahimit dhe Ylber Ramadanit. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” edhe nga sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba.
“Kemi ardhur në Beograd për t’u paraqitur nesër (sot) në ambasadën ruse në Serbi për të marrë vizat për Ylber Ramadanin dhe Labinot Ibrahimin. Për shkak të procedurave diplomatike që kanë shtete të ndryshme për futbollistët me pasaportë kosovare ishte më e lehtë pajisja me vizë në ambasadën ruse në Beograd sesa në Tiranë.
Ndodhemi këtu me rekomandimin e përfaqësisë ruse në Shqipëri dhe na është premtuar që të hënën të dy lojtarët do të pajisen me vizë hyrëse për në Rusi për ndeshjen e 18 gushtit me Krasnodarin.
Këto janë procedura burokratike që duhen ndjekur, por pak rëndësi ka për ne, pasi primare mbetet që grupi të jetë i plotë dhe asnjë lojtar i Partizanit të mos privohet nga ndeshja për shkak të pasaportës që posedon”, u shpreh sekretari i të kuqve të kryeqytetit, Gerald Burba.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Milani dëshiron të nënshkruajë me yllin e ri të Chelseat

Islanda me një mungesë të madhe ndaj Kosovës

Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin