Kampioni i Evropës, Real Madrid ka arritur të bëjë transferimin e shumëpritur nga tifozët.

Klubi mbretëror ka arritur transferimin e mbrojtësit të djathtë Alvaro Odriozola nga Real Sociedad.


Madrilenët kanë pranuar të paguajnë 40 milionë euro tek skuadra tjetër spanjolle Sociedad.

Ka qenë vetë klubi spanjoll që ka konfirmuar transferimin e Odriozolas në ‘Santiago Bernabeu’.

GettyImages 873013956 (Getty Images)

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2024.

Kujtojmë që Odrizola ishte i grumbulluar edhe me Kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Botëror Rusia 2018, por pa arritur të luajë në asnjë takim.

Mbrojtësi i talentuar spanjoll edicionin e kaluar ka zhvilluar në total 41 ndeshje me Sociedadin ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app