Prishtina ka njoftuar se ka transferuar Betim Halimin si lojtar i lirë.
Pas përvojës në arenën ndërkombëtare, gardiani është kthyer në elitën e futbollit kosovar.
Kampioni i Superligë së Kosovës ka njoftuar se Halimi është portieri i tyre më i ri përmes një komunikate për media.
Portieri nga Kosova ishte bashkuar me Olimpik Donetsk në shkurtin e vitit 2019 nga kampionati estonez ku kishte luajtur për Trans Narva.
Edhe pse kishte edhe një vit kontratë me Olympic Donetskun, Halimi ka zyrtarizuar largimin nga kjo skuadër para një muaji.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë (pa ndërhyrje) të Prishtinës:
Mirë se vjen Betim ?
Gardiani gjigant Betim Halimi kthehet nga futbolli ukrainas tek Kampioni i Kosovës, Prishtina.
Prishtinë – 10 gusht 2021, Portieri gjigant Betim Halimi (25 vjeçarë) pas përvojës disa vjeçare në futbollin ndërkombëtar gjegjësisht në atë estonez dhe ukrainas, duke shënuar ngritje të madhe në cilësi dhe performancë kthehet tek kampioni aktual i Kosovës, FC Prishtina për 3 vitet e ardhshme.
Për Halimin klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: KF Vllaznia Pozharan (2010-2016)
FC Drita (2016 për 6 muaj) – (2017-2018)
JK Trans Narva (2018-2019)
Olimpik Donetsk (2019-2021)
“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe perkushtim këto rezultate do te jenë kulminante. Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenurit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht. Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do te jetë i madhe pasi ka 3,5 vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë ti kem edhe me Prishtinën.
Me skuadrën pres rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare.
Prishtina është simbol i qytetërimit dhe është kryeqyteti i shtetit tonë të dashur. Sa i përket tifozëve janë ata të cilet na japin emocion dhe kurajo për rezultate kulminante ,tifozët e Prishtinës, Plisat janë të njohur në tifoskenën vendore dhe ndërkombëtare për spektakle dhe koreografi të cilat i japin emocion të veçantë lojtarëve dhe publikut prezent, emocione që edhe unë tani e tutje do ti përjetoj” ka thënë Betim Halimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve – shpall fituesin e tij

Dy lojtarë të Unitedit falin Taravinë së bashku në një xhami në Mançester

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE