Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se e ka vazhduar kontratën me  Tottenham Hotspur edhe pesë vite të tjera. 

Pochettino që është 46 vjeç, u bashkua me Spurs në vitin 2014, ndërsa që atëherë e ka mbyllur në katër vendet e para, njëherë edhe nënkampion.


Ai e ka vazhduar kontratën se bashku me stafin e tij Jesus Perez, Miguel D'Agostino dhe Toni Jimenez, deri në vitin 2023.

"Unë jam i nderuar që kam nënshkruar një kontratë të re afatgjatë”.

“Kjo pasi po afrohemi në një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e klubit.  Do të jem menaxheri që do ta udhëheqë këtë ekip në stadiumin tonë të ri të klasit botëror”, ka thënë Pochettino, i cili është i lumtur edhe me vazhdimin e ndihmëseve të tij.

Kontrata e re e Pochettino raportohet të jetë me vlerë 8.5 milionë funte në vit për pesë vite.

Ai do të jetë trajneri i tretë më i paguar në Ligën Premier pas Pep Guardiolas dhe Jose Mourinhos. /Telegrafi/