LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi nënshkruan me koreanin Se-yoon Cheon

Zyrtare: Llapi nënshkruan me koreanin Se-yoon Cheon

Llapi ka njoftuar për nënshkrimin e mesfushorit premtues 22-vjeçar nga Republika e Koresë, Se-yoon Cheon.

Futbollisti ka firmosur kontratë trevjeçare dhe ka lënë përshtypje bindëse që nga fillimi i fazës së përgatitjeve.

Se-yoon Cheon është mesfushor me tipare ofensive, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe konkurrencë në repartin e mesfushës. Nëpërmjet aftësive të tij teknike dhe vizionit të lojës, ai do të kontribuojë për rritjen e cilësisë në skuadër, shkuan Llapi në faqen zyrtare.


Në anën tjetër, drejtorit sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella, ka mirëpritur transferimin e ri, duke i dëshiruar suksese të përbashkëta.

“Jemi të lumtur që kemi arritur të sjellim një futbollist me cilësi si Se-yoon Cheon në skuadrën tonë. Ai ka treguar profesionalizëm nga fillimi i fazës përgatitore, dhe kemi bindje të plotë që do të jetë një vlerë e shtuar për klubin tonë. I uroj mirëseardhje dhe suksese së bashku me ne”, ka thënë Zhdrella.

Në anën tjetër, Cheon u shpreh shumë i lumtur që është bashkuar me Llapin dhe pret ta shpaguajë besimin e drejtuesve të klubit.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem KF Llapit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit dhe stafin teknik për besimin që kanë treguar ndaj meje. Do të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar skuadrën dhe për të arritur objektivat tona të përbashkëta”, ka thënë Cheon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ‘arrin marrëveshje’ për yllin e Arsenalit pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Real Madridi ‘arrin marrëveshje’ për yllin e Arsenalit pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

La Liga
Liverpooli synon transferimin e top sulmuesit anglez në rast se dështon Alexander Isak

Liverpooli synon transferimin e top sulmuesit anglez në rast se dështon Alexander Isak

Premier League
Barcelona fiton me përmbysje spektakolare ndaj Celta Vigos

Barcelona fiton me përmbysje spektakolare ndaj Celta Vigos

La Liga
Real Madridi ka finalizuar tri nënshkrimet e para të verës

Real Madridi ka finalizuar tri nënshkrimet e para të verës

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të kërkojë të operohet pas problemeve të rënda me gjurin

Ylli i Real Madridit mund të kërkojë të operohet pas problemeve të rënda me gjurin

La Liga
Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit

Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori