Liverpooli ka publikuar edhe një fanellë tjetër që do të bart si skuadër mysafire në sezonin 2017/18.

Gjiganti anglez para disa javëve prezantoi fanellën e parë të skuadrës që do ta bartë për sezonin e ri futbollistik.


Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Reds kanë prezantuar edhe një fanellë tjetër që është ndryshe nga tradicionalja e kuqe.

red

Reds kanë zbuluar fanellën e tyre të re e cila dominohet nga ngjyra e bardhë dhe gjelbër e hapur, ndërsa të poshtrat janë krejtësisht të zeza.

liverpool

Fanella e zbuluar nga Liverpooli thuhet se vjen si inspirim i fanellës së tyre të parë për nder të 125 vjetorit të klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app