Zyrtare: Juventusi transferon mbrojtësin turk Demiral

261:"TURIN, ITALY - MAY 12: Andrea Belotti (L) of Torino FC clashes with Merih Demiral of US Sassuolo during the Serie A match between Torino FC and US Sassuolo at Stadio Olimpico di Torino on May 12, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images) 12:"Getty Images
Juventusi ka arritur të kompletoj transferimin e mbrojtësit turk Merih Demiral.
Qendërmbrojtësi i talentuar së fundmi ka qenë pjesë e klubit italian Sassuolo që pagoi 9,2 milionë euro për transferimin e tij nga Alanyaspor.
E falë paraqitjeve fantastike në Serie A, Demiral ka rënë në sytë e Juventusit që nuk ka humbur kohë dhe e ka transferuar atë.
Zonja e Vjetër ka paguar 18 milionë euro te Sassuolo për transferimin e Demiralit në Torino.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionët e Italisë, kontratë e cila do ta mbajë atë në Torino deri më 30 qershor të vitit 2024.
Juventus ka njoftuar se shumën prej 18 milionë euro në drejtim të Sassuolos do ta paguajë me katër rata. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































