Site icon Telegrafi

Zyrtare: Guendouzi në një tjetër huazim, nënshkruan me Marseille

(Foto: Instagram/matteoguendouzi)

Marseille e ka transferuar mesfushorin e Arsenalit, Matteo Guendouzi, në formë huazimi njëvjeçar me opsionin e blerjes.

Francezi, i cili nënshkroi për Topçinjtë nga Lorient në vitin 2018, në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Hertha Berlin.

22-vjeçari kishte njoftuar që të hënën në rrjetet sociale se nuk do të qëndronte në Emirates as në sezonin 2021/2022.

(Foto: Instagram/matteoguendouzi)

Dhe tashmë është konfirmuar se në edicionin e ri do të luajë në kampionatin francez.

“Matteo Guendouzi ka nënshkruar për Marseille në formë huazimi njëvjeçar me opsionin e blerjes. Guendouzi është një mesfushor modern, teknikisht i fortë dhe me aftësi të mira pasimi”, thuhet në njoftimin e Marseille. /Telegrafi/

Exit mobile version