Llapi ka bërë një tjetër goditje në afatin kalimtar të verës.

Skuadra llapjane ka siguruar shërbimet e qendëembrojtësit Granit Jashari i cili u largua nga Gjilani.


24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dh vjeçare me klubin llapjan dhe është prezantuar ngq drejtori Mentor Zhdrella:

Njoftimi i plotë nga FC Llapi (pa ndërhyrje): Super qendërmbrojtësi, Granit Jashari është bardhekaltër. KF Llapi me kënaqësi njofton për transferimin më të ri të skuadrës, qendërmbrojtësin Granit Jashari. 24-vjeçari me cilësi të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, do rris edhe më tepër kualitetin e ekipit si dhe do jetë forcë shtesë për klubin që t'i arrij objektivat. Jashari ka spikatur me paraqitje edicionin e fundit ku ishte pjesë e Gjilanit, klub me të cilin u paraqit edhe në garat ndërkombëtare ku ishte titullar i padiskutueshëm. Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Graniti ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin me opsion rinovimi edhe për një-vit tjetër dhe nga e hëna veç se bashkohet me grupin e futbollistëve në stërvitje. Me transferimin e Granitit dhe gjitha transferimeve tjera që kanë ardhur këtë afat kalimtar, klubi është i përkushtuar maksimalisht për t'i arritur objektivat dhe për t'ua kthyer lavdinë tifozëve siq ata duan - një ekip të fortë dhe konkurrues për trofe. Mirësevjen në shtëpinë tënde të re, Granit. Të urojmë suksese me fanellën bardhekaltër. /Telegrafi/

telegrafi sport app