LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gentrit Limani nënshkruan me Ferizajn

Zyrtare: Gentrit Limani nënshkruan me Ferizajn

FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Gentrit Limani, i cili ishte së fundmi pjesë e Llapit.

Limani në të kaluarën ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19.


Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja në Gjermani, tek Eintracht Frankfurt, për të vazhduar më pas në Kickers Offenbach U17, VfL Bochum U19, Hamburger SV II, FC Rot-Weiß Koblenz.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Limani ka thënë se arsyeja që është bashkuar me Ferizajn, ka të bëjë me klubin e organizuar.

“Projekti i FC Ferizajt më ka bindur që sot të jem këtu në klubin tuaj e timin. Nga ajo që kam dëgjuar edhe më herët, Ferizaj është një klub shumë i organizuar, shembull edhe në Kosovë. Dhe sigurisht ku ka më mirë se të jap kontributin tim në klubin e qytetit tim. Tifozëria UJQIT bëhuni gati sepse na pret një Superligë e zjarrtë”, ka deklaruar Gentrit Limani.

Rikthimi i menjëhershëm i Ferizajt në Superligë, Abazi: Kurrë më në Ligën e Parë, qëllimi është Kupa dhe Evropa
Lexo po ashtu Rikthimi i menjëhershëm i Ferizajt në Superligë, Abazi: Kurrë më në Ligën e Parë, qëllimi është Kupa dhe Evropa

Ferizaj ka njoftuar se me transferimin e Limanit ka hapur afatin kalimtar të verës, ku është duke punuar në shumë drejtime që të forcojmë skuadrën dhe të krijojmë mentalitetin fitues. /Telegrafi/