Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka zgjatur kontratën me Alanyasporin edhe për dy vite të tjera, me klubi turk që konfirmoi marrëveshjen që e mban lojtarin në skuadër deri në verën e vitit 2027.

Në elitën e futbollit turk, Hadërgjonaj ka regjistruar 171 paraqitje, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 14 asistime gjatë gjithë qëndrimit të tij në klub.


Sezoni i fundit ishte shumë i suksesshëm për të, me 33 ndeshje, 4 gola dhe 5 asistime, duke dëshmuar edhe më shumë vlerën e tij në skuadër.

“Florent Hadërgjonaj është me ne edhe për dy vite të tjera! I dëshirojmë shumë suksese në sezonin e ri,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ai ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës në 38 ndeshje zyrtare, duke shënuar 1 gol.

Mbrojtësi i djathtë është pjesë e Alanyaspor që nga fillimi i sezonit 2023/24. /Telegrafi/ 

 

telegrafi sport app