Interi e ka zyrtariazuar transferimin e Matteo Darmian nga Parma në formë huazimi.

Lajmin e ka konfirmuar Lega Serie A që ka bërë të ditur se mbrojtësi i krahut e ka kompletuar kalimin te Nerazzurrët.


Në bazë të njoftimit, zikaltrit tashmë e kanë regjistruar kontratën dhe Serie A bën të ditur se është fjala për marrëveshje huazimi.

Darmian u kthye në futbollin italian pas katër viteve të kaluara në Ligën Premier te Manchester Unitedi.

Te Interi, ai do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te përfaqësuesja e Italisë, Antonio Conte. /Telegrafi/

telegrafi sport app