LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet te Real Madridi

Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet te Real Madridi

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e Brahim Diaz, i cili për tri sezoni luajti në Serie A te Milani.

Spanjolli ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Milanin, duke i ndihmuar në sezonin 2021/22 ta fitojnë Scudetton pas më shumë se një dekade.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Los Blancos ta rikthejnë Diazin në Santiago Bernabeu dhe të konfirmohet si pjesë e rëndësishme për sezonin e ardhshëm 2023/24.


Është vet faqja zyrtare e klubit mbretëror që ka konfirmuar rikthimin e Diazit, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

“Real Madrid CF njofton se të martën, më 13 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Brahim Diazit, i cili do të rikthehet si lojtar i klubit tonë deri më 30 qershor 2027, pas huazimit të tij për tre sezonet në AC Milan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Diaz është lojtar i Real Madridit që nga janari 2019 dhe tashmë ka fituar 1 Ligë dhe 1 Superkupë të Spanjës me Los Blancos, përpara se të huazohej te Milani në shtator të vitit 2020.

Pas ceremonisë së prezantimit, Brahim Diaz do të dalë para mediave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori