Zyrtare: Barcelona rinovon me Piquen, Ter Stegen, Lenglet dhe De Jong – vendosen klauzola të frikshme

Barcelona ka njoftuar se Gerard Pique, Marc-Andre ter Stegen, Clement Legnlet dhe Frenkie de Jong kanë rinovuar kontrata e tyre.
Këto vazhdime të kontratave janë arritur vetëm pas disa javësh bisedimesh që ka zhvilluar klubi katalunas me lojtarët.
Gerard Pique: 2024
Mbrojtësi spanjoll do të qëndrojë te Barcelona deri më 20 qershor të vitit 2024, derisa klauzola e tij është 500 milionë euro.
Ter Stegen: 2025
Portieri gjerman ka rinovuar marrëveshjen deri më 30 qershor 2025 dhe klauzola e tij liri është po ashtu 500 milionë euro.
Lenglet: 2026
Mbrojtësi francez ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2026 me një klauzolë liri 300 milionë euro.
De Jong: 2026
Mesfushori holandez ka pranuar që të rinovojë kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026 me një klauzolë lirimi 400 milionë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































