Zyrtare: Balotelli largohet nga Marseille

211:"MILAN, ITALY - APRIL 07: Mario Balotelli attends the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on April 7, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images ) 12:"Getty Images
Ashtu siç është pritur, Olympique Marseille ka konfirmuar se Mario Balotelli është larguar nga klubi francez.
Sulmuesi italian kaloi te ekipi i Ligue 1 në muajin janar, ku nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa shënoi tetë gola në 15 paraqitje.

Megjithatë, Marseille është duke bërë ndryshime në skuadër duke u nisur nga trajneri, ndërkohë që edhe 28-vjeçari është njëri nga të larguarit.
"Pozita e sulmuesit duhet plotësuar, duke qenë se Mario Balotelli nuk do ta vazhdojë aventurën me L’OM", ka thënë presidenti i klubit, Jacques-Henri Eyraud për L’Equipe.
West Ham Unitedi është lidhur me rikthimin në Angli të ish-sulmuesit të Manchester Cityt, Milanit dhe Interit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































