Zyrtare: Albert Bunjaku prezantohet në rolin e ti te Feronikeli

Feronikeli ka emëruar Albert Bunjakun si këshilltar të klubit.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar tashmë zyrtarisht emërimin e ish-trajnerit të Kosovës, Albert Bunjakut, si këshilltar të klubit.
Njoftimi i Feronikelit: Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, ka marrë post të ri në FC Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit. Bunjaku gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi. Ai i besoi projektit të klubit, me në krye Presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit. Kujtojmë se Bunjaku është njëri nga më meritorët që sot Kosova po luan një futboll mjaft cilësor.

Nga
Telegrafi
14/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































