Kristal Abazaj nga Anderlechti është huazuar në Kroaci tek Osijeku.
Sulmuesi i krahut edhe pse kaloi me shumë bujë në Belgjikë nuk arriti të gjëj hapësirat e nevojshme.
U flit se mund të huazohet brenda kampionatit në Belgjikë ku kishte oferta nga kube si Lokereni dhe St. Truiden, por marrëveshja nuk u arrit.
Detaljnije ➡️ https://t.co/bHAEAATTtN
— NK Osijek (@nkosijek) February 12, 2019
Ka qenë klubi i Osijekut që e ka marrë në huazim me të drejtë blerjeje, ku tani Abazaj duhet të tregojë vlerat e tij.
Qëllimi i transferimi është që sulmuesi të ketë minutat e duhura. Afati kalimtar në Kroaci mbyllet më 15 shkurt në mbrëmje.
Te Osijeku ka shkëlqyer më herët Eros Grezda, i cili u shit këtë verë te Rangers për rreth 2 milionë euro.
Transferimin e ka kryer menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Osijekut.
Abazaj në verë kaloi tek Anderlechti për shumën e 750 mijë eurove, pasi u ble nga Skënderbeu. /Telegrafi/