Zyrat e reja të KRU “Hidrodrini” në Istog ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për pagesën e ujit

KRU “Hidrodrini” Sh.A., Njësia Operative në Istog, njofton konsumatorët se pagesa e faturave të ujit tani mund të kryhet edhe në zyrat e reja në rrugën “Bajram Gashi” pa numër, përballë hyrjes së Tregut të Gjelbër në qytetin e Istogut.
Ky shërbim ofrohet çdo ditë pune nga e Hëna deri të Premten, prej orës 08:00 deri në 16:00, në kuadër të përpjekjeve për të afruar më shumë shërbimet pranë konsumatorëve.
Po ashtu, konsumatorët mund të kryejnë pagesat edhe në Arkën në Gurrakoc.
KRU “Hidrodrini” fton të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këto mundësi për kryerjen e obligimeve në kohë dhe pa pengesa./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































