Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kujtuar sulmin e ndodhur në kafenenn ‘Panda’ në Pejë, 21 vite më parë, ku ishin vrarë civilë serbë nga ana e shërbimit të inteligjencës serbe, me qëllim për t’i fajësuar shqiptarët si autorë të krimit.
Zyberaj në profilin e tij në Facebook duke treguar se si dy burra të maskuar kishin hapur zjarr mbi ata që ishin prezentë në këtë kafenë, ku kishin mbetur 5 të rinj të vdekur, derisa shumë të tjerë ishin plagosur.
“Qëllimi i kësaj vrasje me urdhër të Shërbimit të Inteligjencës Serbe ishte fajësimi i UÇK-së për vrasjet dhe të bëjë bashkësinë ndërkombëtare të besojë Beogradit që UÇK-ja është një organizatë terroriste. Beogradi sakrifikoi serbët për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Shumë shqiptarë u persekutuan për këtë krim, disa u vranë. Sa incidente të tilla ka pasur inteligjenca serbe vetëm për të fajësuar UÇK-në dhe shqiptarët”, ka shkruar ai.
Më tutje Zyberaj ka thënë se pyetja që duhet të shtrohet është se a do të trajtohet çështja e ‘Pandës’ edhe nga Gjykata Speciale.
“Pse nuk shkruan një raport në lidhje me këtë Dick Marty. Gjithashtu sistemi ynë i drejtësisë nuk bëri asgjë për të sjellë dritë në këtë rast”, ka theksuar ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Zyberajt:
“Sulmi në Panda Café ishte një sulm ndaj civilëve serbë në qytetin e Pejës natën e 14-15 dhjetorit 1998.
Dy burra të maskuar hapën zjarr në Kafe duke vrarë gjashtë të rinj serbë, pesë prej të cilëve ishin adoleshentë dhe duke plagosur 15. Qëllimi i kësaj vrasje me urdhër të Shërbimit të Inteligjencës Serbe ishte fajësimi i UÇK-së për vrasjet dhe të bëjë bashkësinë ndërkombëtare të besojë Beogradit që UÇK-ja është një organizatë terroriste. Beogradi sakrifikoi serbët për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Shumë shqiptarë u persekutuan për këtë krim, disa u vranë. Sa incidente të tilla ka pasur inteligjenca serbe vetëm për të fajësuar UÇK-në dhe shqiptarët.Çështja pse ne nuk e dimë këtë është sepse asnjëherë nuk është sjell drejtësi për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Pyetja është se a do të trajtohet çështja e Pandës edhe nga Gjykata Speciale. Pse nuk shkruan një raport në lidhje me këtë Dick Marty. Gjithashtu sistemi ynë i drejtësisë nuk bëri asgjë për të sjellë dritë në këtë rast“, ka shkruar Zyberaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova