LAJMI I FUNDIT:

Zvicra po mendon të anulojë kontratën me AstraZeneca?

Zvicra po mendon të anulojë kontratën me AstraZeneca?

Zvicra mund të heqë dorë nga vaksina e porositur e AstraZeneca, por ndërprerja e kontratës me atë kompani britaniko-suedeze nuk është një opsion për momentin, megjithëse mund të konsiderohet gjithashtu, shkruan sot gazeta “NZZ am Sontag”.

Zvicra kërkoi më shumë të dhëna mbi efikasitetin dhe cilësinë në fillim të këtij muaji përpara se të aprovonte vaksinën, të cilës iu dha drita jeshile nga Bashkimi Evropian, citon reuters.

Duke cituar Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), gazeta shkruan se autoritetet lokale po spekulojnë se qeveria dëshiron të anulojë porosinë, gjë që mund të ndodhë nëse analiza tregon se vaksina nuk është mjaft e efektshme.


“Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me AstraZeneca, por ndërprerja e kontratës nuk është një opsion për momentin, megjithëse mund të rishikohet nëse rezulton e nevojshme”, tha Bora Kronig, zëvendësdrejtori i BAG-ut.

Zvicra, e cila ka porositur 5.3 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, po pret rezultatet e provave në Amerikën e Veriut dhe Jugut. Franca, Belgjika dhe Gjermania e rekomandojnë këtë vaksinë për njerëzit nën moshën 65-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori