LAJMI I FUNDIT:

Zv/ministri i Arsimit tregon se si do të arrijnë librat te nxënësit

Zv/ministri i Arsimit tregon se si do të arrijnë librat te nxënësit

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, ka dhënë detaje për mënyrën sesi librat do të mbërrijnë deri te nxënësit, duke thënë se Ministria ka ndaluar duke pranuar oferta të paarsyeshme.

Zëvendësi i Arbërie Nagavcit përmes një postimi në Facebook tha se çmimet do të shtypen në kopertinën e librit dhe nuk mund të rriten.

Ai ka thënë se librat kurrë nuk kanë qenë falas, por është paguar shtrenjtë për to.


Tutje ai ka shtuar se rreth 800 mijë qytetarë kanë qasje në e-Kosova, po ashtu tregoi se është e rregulluar me ligj ku paratë e transferuara në xhirollogari nuk mund të merren nga përmbaruesi.

Sfidues vlerësohet propozimi i MASHTI-t për tekstet shkollore
Lexo po ashtu Sfidues vlerësohet propozimi i MASHTI-t për tekstet shkollore

“Përmes platformës eKosova. Në një proces që zgjat më pak se 10 min, aq më lehtë që tashmë platforma ka 797 mijë përdorues dhe prindërit përfitojnë nga skemat e mbështetjes për fëmijë. Pra, algoritmi i sistemit është gati. Mjetet nuk mund të ndalen as nga përmbaruesit dhe as nga bankat sepse kjo tashmë është rregulluar me ligj. Pas lansimit të platformës do të publikohet manuali i aplikimit”, thotë zv/ministri i Arsimit.

“Të gjitha reformat janë adresuar në projektligjin për tekstet shkollore që ka kaluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe i njejti pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Aty parashihen mundësitë e krijimit të teksteve digjitale, autorët mund të aplikojnë drejtpërdrejt në MAShT me dorëshkrimet e tyre, recensentë kompetent e të certifikuar për tekste cilësore, indeksi i çmimit dhe shpërndarjes që përcaktohet nga Ministria”, ka shtuar tutje Kelmendi./Telegrafi/