ZTE Nubia Z17 mini tani është zyrtarizuar dhe duket se shumica e spekulimeve për të kanë dalë të jenë korrekte.

Telefoni i promovuar nga Cristiano Ronaldo, ofron dy kamera me nga 13MP në anën e pasme, një monokrom dhe tjetrën me sensor me ngjyra. Kamera frontale ka plotë 16MP dhe 80 shkallë spektër të pamjes.


Ekrani është 5.2 inç me rezolucione prej 1920x1080 pikselë dhe panel LTPS.

Nubia Z17 mini vjen në dy konfiguracione – një model me procesorin Snapdragon 652 dhe 4GB RAM dhe tjetrin me Snapdragon 653 dhe 6GB RAM. Të dy modelet kanë hapësirë ruajtëse prej 64GB e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD.

ZTE ka vendosur çmimin prej 231 eurove për modelin me 4GB RAM dhe 290 euro për versionin me 6GB.