LAJMI I FUNDIT:

ZRRE: KESCO të mos aplikoj reduktime të rrymës

ZRRE: KESCO të mos aplikoj reduktime të rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se në bazë të autoritetit të saj ligjor, në vazhdimësi është duke monitoruar operimet dhe sjelljet e operatorëve të sistemit të energjisë elektrike në vend.

“Sipas informatave të ditëve të fundit, të pranuara nëpërmjet ankesave nga konsumatorët, raportimeve të mediave të shkruara dhe elektronike, është vërejtur se Operatori i Furnizimit me Energji (KESCO) është duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike në lokalitete të ndryshme në vend”.

ZRRE ka reaguar menjëherë, duke dërguar shkresë zyrtare tek KESCO përmes të cilës ka kërkuar nga ajo furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndërprerje të menjëhershme të reduktimeve përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit, shkruan Telegrafi.


“ZRRE kërkon edhe njëherë nga të licencuarit që të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e operimit të sistemit, dhe furnizim të rregullt me energji elektrike”, thekson ZRRE-ja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori