LAJMI I FUNDIT:

Zott Milk Tiger – kënaqësi qumështi i shumëllojshëm për fëmijë

Zott Milk Tiger – kënaqësi qumështi i shumëllojshëm për fëmijë

Prindi dëshiron gjithmonë më të mirën për fëmijën e tij dhe pikërisht këtu fillon vargu i ri i madh ndërkombëtar i produkteve për fëmijë Milk Tiger. Qoftë krem djathi, puding apo djathë snack, koleksioni i gjerë i produkteve është mbresëlënës jo vetëm për prindërit, por edhe për fëmijët. Çdo produkt shquhet për nga faktori Lojë – dhe – Zbavitje për fëmijë. Qofshin gotat e kremit të djathit, vizat gazmore në formë tigri në puding apo figurat e larmishme të kafshëve të djathit Cheese Snacks, këto të ftojnë për koleksionim dhe lojë.

Lajmëtari më popullor dhe më i dashur këtu është një tigër, i cili është po aq i zgjuar, i fortë dhe i aftë, sa edhe konsumatorët e vegjël. Të gjithë produktet Milk Tiger prodhohen në standardet më të larta të cilësisë në punishten Zott në Gjermani – pikërisht cilësi – dhe kënaqësi – kompetencë Made in Germany
Krem djathi për rritje

Si mund të ndahet Zott Milk Tiger Fresh Cheese I cili servohet në gotat e përdorshme me ngjyra, të përshtatshme për fëmijë, të porcionuara me nga 4×50 g. Ekziston mundësia e zgjedhjes së kombinimit të shijeve më të preferuara tek fëmijët dredhëz-banane dhe dredhëz-vanile. Milk Tiger Fresh Cheese përmban kalcium, vitaminë D dhe shumë proteina, të cilat ndihmojnë për rritjen. Veç kësaj Milk Tiger Fresh Cheese përmban vetëm aroma natyrale, asnjë lloj lënde ngjyrorëse artificiale, asnjë lloj lënde konservuese dhe ka më pak se 0,3 % laktozë.

Shijojeni pudingun lara-lara

Me pudingun Zott Milk Tiger në frigorifer bëhesh si i çmendur. Një përzierje e shijshme me shumë qumësht të paskremuar, puding vanile dhe çokollate i entuziazmon shijuesit e vegjël. Vizat gazmore prej çokollate në formën e tigrit i japin produktit hovin e duhur. Produkti përmban kalcium, aromë natyrale, vanile bourbon dhe vetëkuptohet, që është e çliruar nga lëndët konservuese dhe xhelatina. Shijimin e pudingut me gotat praktike 4x50g nuk e pengon asgjë. /Telegrafi/