LAJMI I FUNDIT:

Zotohet se do ta marrë vaksinën gjatë transmetimit live, Sekretari britanik i Shëndetësisë dëshiron t’ua largojë frikën qytetarëve nga vaksina kundër COVID-19

Zotohet se do ta marrë vaksinën gjatë transmetimit live, Sekretari britanik i Shëndetësisë dëshiron t’ua largojë frikën qytetarëve nga vaksina kundër COVID-19

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se do ta marrë vaksinën e Pfizer dhe BionNtech gjatë transmetimit të drejtpërdrejte të emisionit “Good Morning Britain” së bashku me prezantuesin Pierce Morgan.

Hencock në lajmet e mëngjesit ka folur për atë që vaksina e Pfizer dhe BioNtech është miratuar për përdorim në Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.

Imunizimi do të mund të fillojë për disa ditë për qytetarët që konsiderohen si grupet më të rrezikuara. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, kurse të parat kanë arritur sot.


Megjithatë, shumë janë të brengosur në sigurinë e vaksinave, pasi ajo është prodhuar brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe ka patur zëra se nuk duan ta marrin.

E për t’ua ndërruar qasjen dhe mendjen, duke ua dëshmuar efikasitetin e kësaj vaksine, Hancock ka vendosur për një “lëvizje” me të cilën synon t’i bëjë për vete qytetarët.

“Është e rëndësishme që qytetarëve t’ua largojmë frikën nga vaksina, nëse ajo është prezentë te ata. Sa më shumë që kemi vaksinime, rezultatet do të jenë më të mirë dhe për këtë kam vendosur që gjatë transmetimit live ta marrë vaksinën. Është e rëndësishme të jemi shembull për të tjerët”, ka shtuar Hancock. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori