Pas një pushimi mjaft të gjatë, netët verore të elektronikës, Zone Club po i kthen në ‘Couche’, që është edhe vendtakimi i tyre i ri.

E ky sezon nuk do të kishte kuptim pa pionerët e kësaj muzike, nxënësit e tyre, mbrojtësit më të mëdhenj të ‘underground’ kulturës, legjendarët e ‘dancefloor’-it, shpirtit të kryeqytetit!


Artistët e përzgjedhur për të performuar janë:

* LAB.S * ART HALITI * LIBURN * LEKË * ALTIN BOSHNJAKU * ARTIL

Hyrja për çdo person është 5 (pesë) euro.

Free Shuttle: Nga 11:00-16:00, çdo gjysmë ore bëhet nisja nga lokacioni i “Zone Club” në Prishtinë. /Telegrafi/