Zjarrfikësja Toyota Hilux 6×6 u përgjigjet thirrjeve për zjarret nëpër parkingjet e Evropës

Zjarret në vetura nuk janë diçka e re, por rritja e zhvillimeve me densitet më të lartë – dhe hapja e pikave të karikimit për veturat elektrike në parkingjet shumëkatëshe dhe nëntokësore – do të thotë se pajisjet tradicionale të shuarjes së zjarrit nuk mund t’i përgjigjen thirrjeve në vendet të cilat janë të vështira për t’u arritur.
E prezantojmë veturën për zjarr fikje dhe shpëtim Toyota HiLux 6×6 Hiload, e krijuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Prospeed Motorsport, një biznes inxhinierik dhe fabrikues që zhvilloi një zgjatim të shasisë me gjashtë rrota për Toyota Hilux të gjeneratës aktuale.
Duke iu referuar si Hiload, shasia 6×6 e zgjat Toyota hiLux-in me 1,230mm dhe kapacitetin e ngarkesës e ngrit nga 1,000 kilogram në 3,000 kilogram. Boshtet e dyfishta në pjesën e pasme përfitojnë nga një kuti e re transferimi që mund të mbështesë ngasjen si në modalitetin 6×4 e po ashtu edhe në 6×6, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.
Në modelin bazë 6×6, Toyota HiLux e zgjatur peshon 2610 kg dhe ka një masë të kombinuar bruto të pretenduar prej 8100 kg. Hiload është 7536mm i gjatë, apo rreth 2,2 metra më i gjatë se një version normal i Toyota HiLux.
Në konfigurimin për fikje të zjarrit dhe shpëtim, versioni Hiload i Toyota HiLux ka një gjatësi prej më pak se 1,900mm i lartë në mënyrë që të mund të futet me lehtësi në parkingje, dhe është i pajisur me një PTO nga motori në mënyrë që të mund të fuqizojë pompat e ujit për shuarjen e zjarrit.
Tutje vetura është e pajisur me një sistem të shuarjes së zjarrit të veturave elektrike Atenta, i cili furnizon një aditiv që mund të menaxhojë zjarret elektrike më shpejt sesa vetëm uji. Përveç konfigurimit të zjarrit dhe shpëtimit, Prospeed projektoi një numër përdorimesh të tjera për shasinë 6×6 Hiload, duke përfshirë edhe aplikime industriale dhe ushtarake.
Përveç aplikacioneve të mësipërme, një zhvillim i përbashkët me firmën inxhinierike holandeze Tembo mund të konfigurojë Toyota HiLux të shtrirë me shtytje elektrike të përdorur në kamionin e minierave Tembo e-LV, i cili bazohet në serinë Toyota LandCruiser 70-Series.
Në atë konfigurim, shasia Hiload është e pajisur me një bateri 28kWh që ofron fuqi prej 60kW (me një maksimale prej 95kW) dhe fuqi rrotulluese prej 165 njuton metër (me një maksimale prej 250 njuton metër) si në makinë 6×4 ashtu edhe në 6×6. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri