LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësi tregon përmes videos pse duhet gjithmonë të mbyllni derën e dhomës së gjumit para se të flini

Zjarrfikësi tregon përmes videos pse duhet gjithmonë të mbyllni derën e dhomës së gjumit para se të flini

Videoja shokuese e një zjarrfikësi ka zbuluar pse duhet të mbyllni gjithmonë derën e dhomës së gjumit para se të flini.

Zjarrfikësi nga Massachusetts, që njihet me emrin e përdoruesit @smokemedic në internet, ndau një video dramatike në TikTok në fillim të kësaj jave, i cili tregoi se si mbyllja e hyrjes në dhomën e gjumit para se të shkoni në shtrat mund t’ju shpëtojë përfundimisht jetën, transmeton Telegrafi.

Në videon, e cila u pa më shumë se tetë milionë herë, ai tregoi dhomën e gjumit të një fëmije, që duket në gjendje të rregullt.


@smokemedic Remember to close bedroom doors before sleeping for the night, it could make a big difference. #closebeforeyoudoze ♬ original sound – EC

Ai më pas tregoi pjesën tjetër të shtëpisë, e cila ishte shkatërruar plotësisht nga një zjarr.

Korridori që të çonte nga dhoma e gjumit përmbante shenja djegieje në mure, tavani ishte shkatërruar.

“Mos harroni të mbyllni dyert e dhomës së gjumit para se të flini natën, kjo mund të bëjë një ndryshim të madh”, shkroi ai në TikTok.

Sipas një artikulli në Dailymail duke cituar një ekspert tha se zjarret ushqehen me oksigjen, kështu që kur mbyllet një derë, ndërpritet një burim ajri që mund të ndihmojë në ndezjen e flakëve. Mbyllja e derës gjithashtu mund të veprojë si një pengesë dhe të ngadalësojë përhapjen e flakëve dhe tymit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Fun
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

Interesante
Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Interesante
Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Fun
Kalo në kategori