Një sërë kushtesh klimatike të paprecedentë kontribuuan në atë që po vlerësohet fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e Hawaiit.
Zjarret në ishullin Maui të Hawaiit dhe Big Island kanë vrarë të paktën 96 njerëz, detyruan mijëra banorë dhe turistë të evakuohen ndërsa u shkatërrua qyteti historik, Lahaina.
Zjarri që shkatërroi qytetin e Lahainas është një nga më vdekjeprurësit në SHBA në mbi 100 vjet, sipas hulumtimit të Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri.
Autoritetet kanë paralajmëruar se përpjekjet për të kërkuar dhe identifikuar viktimat janë ende në fazat e hershme.
Qentë të trajnuar për të zbuluar mbetjet njerëzore do të shfrytëzohen për të gjetur viktimat në rrënojat e ndërtesave.
Si filluan zjarret në Hawaii?
Shkaqet zyrtare të zjarreve, të cilat filluan të martën në mbrëmje (8 gusht), ende nuk janë përcaktuar.
Sidoqoftë, Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar paralajmërime për erëra të forta dhe mot të thatë – kushte të pjekura për zjarre – të cilat i anuloi të mërkurën.
Një padi është ngritur gjithashtu kundër ofruesit kryesor të energjisë elektrike në Hawaii. Në padi pretendohet se linjat e dëmtuara të energjisë nga uragani “Dora” shkaktuan përhapjen e zjarrit në Lahaina, raporton euronews.
“Këto linja energjetike në mënyrë të parashikueshme ndezën zjarrin – vdekjeprurës dhe shkatërrues për Lahainan – shkatërroi shtëpi, biznese, kisha, shkolla dhe vende kulturore historike”, pretendon ai.
Gati 85 për qind e zjarreve në SHBA shkaktohen nga njerëzit, sipas Shërbimit Pyjor. Shkaqet natyrore përfshijnë rrufetë dhe aktivitetin vullkanik.
Në Hawaii, më pak se 1 për qind e zjarreve fajtor janë shkaqet natyrore, sipas Elizabeth Pickett, bashkëdrejtoreshë ekzekutive e Organizatës së Menaxhimit të Zjarrit në Hawaii.
Ishujt Hawaii kanë gjashtë vullkane aktive, duke përfshirë një në Maui.
A është ndryshimi klimatik fajtor për zjarret në Hawaii?
Rreth 14 për qind e Hawaiit po vuan nga thatësira e rëndë ose e moderuar sipas Monitorit të Thatësirës në SHBA dhe 80 për qind e shtetit klasifikohet si ‘vend i thatë’.
Që nga viti 2008, ka pasur një periudhë veçanërisht të thatë ndërsa shkencëtarët kanë llogaritur se 90 për qind e Hawaiit ka më pak reshje se sa 100 vjet më parë.
E kombinuar me erërat e forta shkaku i uraganit Dora, temperaturat e ngrohta dhe lagështia shumë e ulët, rrit rrezikun e zjarrit, transmeton Telegrafi.
Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ka thënë se zjarret janë “fatkeqësia më e madhe natyrore, me të cilat është përballur ndonjëherë Hawaii”.
Për flakët vdekjeprurëse, ai ka fajësuar një kombinim të kushteve të motit që nuk janë parë më parë, duke i lidhur me ndryshimet klimatike.
“Ne po e shohim këtë për herë të parë në shumë pjesë të ndryshme të botës”, shtoi Green.
Nxehtësia rekord e kësaj vere ka kontribuar në zjarret jashtëzakonisht të rënda në Evropë dhe Kanada.
Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës, i nxitur nga përdorimi i karburanteve fosile, ka dërguar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem.
Pse nuk ranë sirenat e urgjencës?
Hawaii ka një nga sistemet më të mëdha të sirenave të urgjencës në botë. Por, ndërsa shpërthyen zjarret vdekjeprurëse, ajo heshti.
Zyrtarët kanë thënë se sistemi me 400 sirena nuk është aktivizuar. Disa banorë kanë thënë se nuk kanë marrë as mesazh zyrtar apo paralajmërim telefonik.
Shumë u zunë në befasi pasi zjarret u përhapën me një shpejtësi mahnitëse. Disa thonë se zjarri thjesht mund të ketë lëvizur shumë më shpejt se sa një përgjigje zyrtare.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Hawaii ka konfirmuar se alarmet dhe mesazhet e telefonave celularë në televizione dhe stacione radioje janë aktivizuar. Ndërsa zjarret u përhapën të martën, energjia dhe shumica e shërbimeve të komunikimit – duke përfshirë thirrjet e urgjencës dhe telefonat celularë – u ndërprenë.
Zyrtarët duhej t’u drejtoheshin stacioneve radio publike dhe ueb-faqeve zyrtare, por edhe mediave sociale për të lajmëruar banorët.
Prokurorja e Përgjithshme e Hawaiit, Anne Lopez, ka bërë thirrje për një rishikim zyrtar të reagimit emergjent ndaj zjarreve me shpresën për “të kuptuar vendimet që janë marrë para dhe gjatë”.
Çka po i nxit zjarret e Hawaiit?
Erërat e shkaktuara nga uragani Dora, qindra kilometra në jugperëndim të ishujve Hawaii në Oqeanin Paqësor, kanë ndezur flakët në të gjithë shtetin amerikan, thonë zyrtarët.
Zjarri i Lahaina në Maui udhëtoi me një shpejtësi të jashtëzakonshme prej rreth “një milje çdo minutë”, sipas Guvernatorit Green. Ai fajësoi erërat e forta për shpejtësinë e përhapjes.
Përveç Doras, një sistem me presion të ulët në perëndim pranë Japonisë po kontribuon gjithashtu në erërat e forta të qëndrueshme. Bimësia e thatë është gjithashtu një faktor.
Përhapja e barit të keq si ai “Guinea” në zonat e ish-tokave bujqësore dhe pyjeve ka krijuar sasi të mëdha materiesh të vogla, lehtësisht të ndezura që rrisin rrezikun dhe ashpërsinë e zjarrit.
Sipas Pickett, barëra të tillë përfshijnë 26 për qind të Hawaiit.
Ku janë zjarret dhe sa janë të izoluara?
Zjarret kanë shkaktuar një shkatërrim të gjerë në Lahaina, qytet turistik me rreth 13 mijë banorë në veriperëndim të Mauit, që dikur ishte një qendër gjuetie balenash dhe kryeqyteti i Mbretërisë së Hawaiit. Tani ajo tërheq dy milionë turistë në vit.
Që nga mbrëmja e së dielës, zjarri në Lahaina ishte 85 për qind i kontrolluar, ndërsa zjarri i Pulehu, që digjej në lindje, është 100 për qind i kontrolluar. Zjarri në Upcountry, në qendrën malore të ishullit, tashmë është 60 për qind nën kontroll.
Zjarret kanë djegur edhe pjesë të ishullit të madh.
Rreth 271 struktura u shkatërruan ose u dëmtuan, tha Honolulu Star-Advertiser, duke cituar raportet zyrtare nga Patrulla Civile Ajrore e SHBA dhe Departamenti i Zjarrfikësve Maui.
Hawaii është një arkipelag rreth 3200 kilometra në perëndim të SHBA-së. Ai përbëhet nga tetë ishuj kryesorë, duke përfshirë Hawaii, i njohur si Ishulli i Madh.
Ishulli Maui shtrihet në veri dhe perëndim të ishullit të Hawaii. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës