Zjarri përfshin një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës, shkaktohen dëme materiale


Një incident zjarri është regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një objekt është përfshirë nga flakët.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët janë duke u marrë me rastin”, thuhet në konfirmim.
Sipas të dhënave të para, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet kompetente kanë vazhduar ndërhyrjen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet të hetohen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit. /Telegrafi/


































