Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë zjarrin e madh pas sulmit rus me dron në objektet e portit ukrainas në Izmail në lumin Danub, afër Rumanisë.

Një magazinë e drithërave, një ndërtesë pasagjerësh dhe një ashensor për ngarkimin e drithit janë dëmtuar të gjitha, transmeton Telegrafi.


Rusia kishte vënë në cak portet e Ukrainës pasi u tërhoq nga një marrëveshje e OKB-së që iu mundësoi të dyja vendeve të eksportonin drithë në mënyrë të sigurt përtej Detit të Zi.

Një zjarr i madh kishte kapluar portin në zonën Izmail herët të mërkurën sipas pamjeve të publikuara në internet. /Telegrafi/