Pas largimit të Alvaro Moratas drejt Chelsea situata në sulmin e Real Madridit ka ndryshuar.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe Zinedine Zidane, i cili ka thënë se do vijë një sulmues te Los Blancos.


“Pa Moratan sulmi është përkeqësuar? Natyrisht, e kemi parë çfarë ka bërë në sezonin e kaluar. Tani na mungon një sulmues”.

“Mbappe? gjithçka mund të ndodh, si gjithmonë deri më 31 gusht”.

“Është lojtar i madh, por mendoj vetëm për miqësoret dhe përgatitjet sezonale”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

telegrafi sport app