Sulmi dhe tërheqja e mercenarëve të Prigozhin - të gjitha zhvillimet e së shtunës në Rusi
- 24/06/2023 23:44-Prigozhini largohet “si hero” nga qyteti rus Rostov
- 24/06/2023 23:11-Kreu i Wagnerit është parë duke u larguar me makinë nga selia ushtarake ruse në qytetin Rostov
- 24/06/2023 22:29-Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi dhe nuk do të ketë akuza ndaj tij dhe trupave Wagner
- 24/06/2023 22:11-“Wagner, Wagner, Wagner”, banorët e Rostovit brohoritën emrin e ushtarëve të Prigozhinit dhe shkëmbyen edhe përqafime me ta
- 24/06/2023 21:36-‘Wagnerët’ iu ishin afruar Moskës për rreth 200 kilometra
- 24/06/2023 21:19-Çfarë u gjet tjetër përveç qeseve me para në zyrën e Prigozhinit?
- 24/06/2023 21:06-Grupi Wagner raportohet se po largohet nga qyteti rus Rostov
- 24/06/2023 19:57-Prigozhin bie dakord të “ndalojë avancimin e trupave në Moskë”, kthen ushtarët në baza
- 24/06/2023 19:52-Çfarë thonë mediat ruse për “përplasjen Prigozhin-Putin”?
- 24/06/2023 19:20-Zelensky “i sigurtë” që Putini nuk është më në Moskë
- 24/06/2023 19:09-Anëtari i grupit Wagner hapi zjarr në hyrje të një ndërtese në Rostov-on-Don
- 24/06/2023 19:08-Kryebashkiaku i Moskës e shpall të hënën ‘ditë jo pune’ – këto janë masat ‘e veçanta’ që janë vendosur në kryeqytetin e Rusisë
- 24/06/2023 19:05-Dëgjohen të shtëna në qytetin rus Rostov
- 24/06/2023 19:01-VIDEO: Pankartat që reklamojnë grupin Wagner hiqen në të gjithë Rusinë
- 24/06/2023 18:57-Trupat e Wagnerit urdhëruan banorët e Rostov të largohen nga sheshi
- 24/06/2023 18:55-Rusët ‘zhvendosin’ urat për të bllokuar autokolonën e Wagnerit në Moskë
- 24/06/2023 18:32-“Ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet diktator”, thotë këshilltari i ministrisë ukrainase
- 24/06/2023 18:01-Wagnerit iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut, por në Rusi avancuan 350 kilometra për një ditë
- 24/06/2023 17:49-Paralajmërimi i frikshëm i Medvedev: Bota do të jetë në prag të katastrofës nëse armët bërthamore bien në duart e Wagnerit
- 24/06/2023 17:39-Qiejt mbi qytetin e Moskës po patrullohen nga helikopterët ushtarakë
- 24/06/2023 17:15-FBS-ja ruse gjeti 48 milionë dollarë në zyrën e Prigozhinit, ky i fundit thotë se i përkasin grupit Wagner
- 24/06/2023 16:57-Autoritetet ruse i ofrojnë amnisti Wagnerit nëse dorëzohet?
- 24/06/2023 16:54-Letonia mbyll kufirin për rusët
- 24/06/2023 16:31-Erdogan i kërkon Putinit ta gjykojë situatën me kujdes
- 24/06/2023 16:13-Grupi Wagner i afrohet rajonit të Lipetsk-ut, Moska vetëm katër orë larg
- 24/06/2023 15:54-Rusët po i mirëpresin si çlirimtarë mercenarët e Wagnerit
- 24/06/2023 15:27-Ku gjendet Vladimir Putin?
- 24/06/2023 14:58-Helikopterët rus hapin zjarr ndaj kolonës së automjeteve ushtarake të Wagnerit
- 24/06/2023 14:45-Prigozhin rebelohet ndaj Putinit, Elon Musk: Mos i besoni askujt, madje as vetvetes
- 24/06/2023 14:30-Automjetet ushtarake të Wagnerit shihen në një rajon në jug të Moskës
- 24/06/2023 14:06-Zelensky komentoi rebelimin e Prigozhinit ndaj Putinit
- 24/06/2023 14:05-Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus
- 24/06/2023 14:03-Putin angazhon çeçenët për të shtypur rebelimin e mercenarëve të Prigozhinit
- 24/06/2023 14:02-Prigozhin i kundërpërgjigjet Putinit: 25 mijë ushtarë jemi të gatshëm të vdesim
- 24/06/2023 14:01-Wagner ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë
- 24/06/2023 14:00-Prigozhin ia mësyn Moskës, merr nën kontroll qytetin rus Rostov-on-Don
Mercenarët rus të Wagnerit kishin filluar të shtunën një rebelim ndaj pushtetarëve të Kremlinit.
Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit, ka akuzuar udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar kampet e saj me raketa, derisa së bashku me ushtarët e tij ia kanë mësyrë Moskës.
Madje në një moment u tha se trupat e Wagnerit u gjenden rreth 200 kilometra afër Moskës.
Por ndërkohë, udhëheqësi i grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” avancimin e trupave të tij drejt kryeqytetit rus.
Më poshtë mund të lexoni të gjitha që ndodhën gjatë ditës së shtunë në Rusi.
24/06/2023 23:44-Prigozhini largohet “si hero” nga qyteti rus Rostov
Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është parë duke u larguar me makinë nga selia ushtarake ruse në Rostov.
Sipas një videoje të shpërndarë në Twitter, ai u largua si një ‘hero’ nga qyteti kur u duartrokit me të madhe nga njerëzit aty. (lexo më shumë)
24/06/2023 23:11-Kreu i Wagnerit është parë duke u larguar me makinë nga selia ushtarake ruse në qytetin Rostov
Yvgeny Prigozhin thuhet se është larguar nga selia ushtarake ruse në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don.
24/06/2023 22:29-Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi dhe nuk do të ketë akuza ndaj tij dhe trupave Wagner
Yvgeny Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi sipas një një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus për t’i dhënë fund kryengritjes së armatosur të sotme kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, ka thënë Kremlini.
Sipas marrëveshjes, shefi i Wagner dhe luftëtarët e tij nuk do ndiqen penalisht nga Rusia. (lexo më shumë)
24/06/2023 22:11-“Wagner, Wagner, Wagner”, banorët e Rostovit brohoritën emrin e ushtarëve të Prigozhinit dhe shkëmbyen edhe përqafime me ta
Banorët e qytetit rus Rostov janë dëgjuar duke brohoritur në mbështetje të trupave të Wagnerit në rrugët e qytetit, derisa këta të fundit po tërhiqen nga qyteti.
Një numër i madh i qytetarëve aty u dëgjuan duke duartrokitur e duke brohoritur emrin e grupit Wagner. (lexo më shumë)
24/06/2023 21:36-‘Wagnerët’ iu ishin afruar Moskës për rreth 200 kilometra
Kreu i grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin u dakordua që tërheqë mbrapa trupat e tij që u nisën drejt Moskës pas një marrëveshjeje me presidentin bjellorus, Aleksandar Lukashenko.
Por, trupat e Wagner iu afruan Moskës për rreth 200 kilometrave brenda një dite, sipas deklaratës së Prigozhin. (lexo më shumë)
24/06/2023 21:19-Çfarë u gjet tjetër përveç qeseve me para në zyrën e Prigozhinit?
Autoritetet ruse kanë publikuar disa imazhe rreth asaj që gjetën gjatë bastisjes në zyrën e kreut të Grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin.
Ata kishin gjetur dy pasaporta, një ku figuron emri Vladimir Bubrov me fotografinë e tij dhe një tjetër ku emri Yvgeny Prigozhin figuron me imazhin e një personi tjetër. (lexo më shumë)
24/06/2023 21:06-Grupi Wagner raportohet se po largohet nga qyteti rus Rostov
Grupi Wagner raportohet se ka filluar të largohet nga qyteti rus Rostov, qyteti në të cilin kishin marshuar në orët e para të së shtunës, për të shkuar më pas edhe në Moskë.
Në një video që u shpërnda në Twitter, mund të vërehet një prezencë ushtarake derisa njerëzit aty po duartrokisnin.
24/06/2023 19:57-Prigozhin bie dakord të “ndalojë avancimin e trupave në Moskë”, kthen ushtarët në baza
Udhëheqësi i grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” avancimin e trupave të tij drejt kryeqytetit rus.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Prigozhinin, gjatë të cilave ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”. (lexo më shumë)
24/06/2023 19:52-Çfarë thonë mediat ruse për “përplasjen Prigozhin-Putin”?
Kanalet televizive shtetërore ruse kanë mbajtur kryesisht programet normale të fundjavës sot, edhe pse ka pasur disa buletine të veçantë lajmesh.
Për të mësuar se çfarë kanë shkruar mediat ruse rreth zhvillimeve të fundit në Rusi, klikoni KËTU.
24/06/2023 19:20-Zelensky “i sigurtë” që Putini nuk është më në Moskë
Derisa ngjarjet dramatike vazhdojnë në Rusi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është “i sigurtë” se presidenti rus Vladimir Putin nuk është më në Moskë.
Duke ndarë fjalimin e tij të natës në Telegram, presidenti ukrainas tha se "sot është një ditë kur patjetër nuk duhet të ketë heshtje" dhe “duhet patjetër lidership”. (lexo më shumë)
24/06/2023 19:09-Anëtari i grupit Wagner hapi zjarr në hyrje të një ndërtese në Rostov-on-Don
Nexta raporton se një anëtar i grupit Wagner hapi zjarr në hyrje të ndërtesës Rostelekom në qytetin Rostov-on-Don.
Nuk dihet ende se çfarë i shkaktoi të shtënat.
24/06/2023 19:08-Kryebashkiaku i Moskës e shpall të hënën ‘ditë jo pune’ – këto janë masat ‘e veçanta’ që janë vendosur në kryeqytetin e Rusisë
Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, ka lëshuar një deklaratë në Telegram duke njoftuar se “në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër terrorizmit” dhe se e hëna do të jetë një “ditë jo pune” për “minimizimin e rreziqeve”.
Më herët, autoritetet ruse njoftuan një “operacion kundër-terrorist” në qytetin e Moskës, rajonin e Moskës dhe rajonin e Voronezh në jug.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
24/06/2023 19:05-Dëgjohen të shtëna në qytetin rus Rostov
Nexta raporton se të shtëna u dëgjuan pranë selisë së Qarkut Ushtarak Jugor në Rostov.
24/06/2023 19:01-VIDEO: Pankartat që reklamojnë grupin Wagner hiqen në të gjithë Rusinë
Pankartat që reklamojnë grupin mercenar Wagner janë hequr në të gjithë Rusinë, sipas raportimeve.
24/06/2023 18:57-Trupat e Wagnerit urdhëruan banorët e Rostov të largohen nga sheshi
Në qytetin rus të Rostov, mercenarët e grupit Wagner urdhëruan njerëzit të largoheshin nga sheshi, sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.
24/06/2023 18:55-Rusët ‘zhvendosin’ urat për të bllokuar autokolonën e Wagnerit në Moskë
Autoritetet ruse janë aktivizuar për të shmangur kalimin e trupave të Wagnerit në Moskë.
Sipas një imazhi të publikuar në Twitter, ata po zhvendosin urat për të parandaluar kalimin e autokolonave të Wagnerit.
24/06/2023 18:32-“Ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet diktator”, thotë këshilltari i ministrisë ukrainase
Këshilltari i ministrisë së brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko ka dhënë një skenar lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë brenda 24 orëve mbi krizën aktuale në Rusi, ku trupat e Wagnerit në krye të Yvgeny Prigozhin ia kanë mësyrë Moskës.
Ai thotë se ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve nga një sulm raketor i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet si diktator ushtarak rus. (lexo më shumë)
24/06/2023 18:01-Wagnerit iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut, por në Rusi avancuan 350 kilometra për një ditë
Grupit Wagner iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut por në Rusi ata kanë kaluar 350 kilometra brenda një dite, ka thënë një analist.
“Ata janë duke bërë avancim të rëndësishëm në autostradën M4”, ku mund të bëjnë katër orë me makinë deri në Moskë, tha Philip Ingram.
Ish-oficeri i lartë i inteligjencës tha se kanë shpërthyer “përçarje” midis civilëve që mbështesin ose kundërshtojnë Yevgeny Prigozhin (kreun e Wagnerit) me përleshje që shpërthyen në rrugë.
24/06/2023 17:49-Paralajmërimi i frikshëm i Medvedev: Bota do të jetë në prag të katastrofës nëse armët bërthamore bien në duart e Wagnerit
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se bota do të jetë në prag të katastrofës nëse armët bërthamore ruse bien në duart e grupit Wagner.
Medvedev tha se vendi nuk do të lejojë që një kryengritje të kthehet në grusht shteti ose një krizë globale.
Ndryshe Grupi Wagner ia ka mësyrë Moskës pasi kreu i saj Yvgeny Prigozhin ka akuzuar udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar kampet e grupit me raketa.
24/06/2023 17:39-Qiejt mbi qytetin e Moskës po patrullohen nga helikopterët ushtarakë
Qiejt mbi qytetin e Moskës në Rusi po patrullohen në mënyrë aktive nga helikopterët ushtarakë sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.
Grupi mercenar rus Wagner i ka mësyrë Moskës, pasi kreu i saj Yvgeny Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake se ka bombarduar me raketa kampin e saj. (lexo më shumë)
24/06/2023 17:15-FBS-ja ruse gjeti 48 milionë dollarë në zyrën e Prigozhinit, ky i fundit thotë se i përkasin grupit Wagner
Shefi i grupit mercenar Wagner, Yvgeny Prigozhin i ka konfirmuar raportet e mëparshme se një sasi e madhe parash u gjet gjatë bastisjeve në një nga zyrat e tij nga shërbimi i sigurisë FSB i Rusisë.
Ai thotë se paratë e gjetura në ato bastisje i përkasin Grupit Wagner, transmeton Telegrafi.
Në një mesazh audio në kanalin e tij në Telegram, ai i referohet një furgoni dhe dy autobusëve të ngarkuar me para. (lexo më shumë)
24/06/2023 16:57-Autoritetet ruse i ofrojnë amnisti Wagnerit nëse dorëzohet?
Autoritetet ruse thuhet se u ofruan amnisti luftëtarëve të Wagnerit nëse ata dorëzoheshin.
Një ligjvënës rus i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass se luftëtarëve të Wagner iu premtua amnisti nëse dorëzojnë armët, por ata duhet të veprojnë shpejt, raporton Reuters.
"Luftëtarët e Wagnerit ende mund të lënë armët dhe të shmangin ndëshkimin duke pasur parasysh arritjet e tyre gjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë, por ata duhet ta bëjnë atë shpejt", tha deputeti Pavel Krasheninnikov për TASS.
24/06/2023 16:54-Letonia mbyll kufirin për rusët
Vendet në mbarë botën po reagojnë ndaj krizës që po zhvillohet në Rusi, ku fqinjët e saj më të afërt po ndërmarrin hapat më vendimtarë.
24/06/2023 16:31-Erdogan i kërkon Putinit ta gjykojë situatën me kujdes
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe i ka kërkuar që të gjykojë situatën me kujdes.
Presidenca turke e ka lëshuar këtë deklaratë, pasi mercenarët rusë të grupit Wagner e kanë nisur një rebelim të armatosur përgjatë natës në Rusi.
Në deklaratë është thënë se dy krerët shtetërorë kanë biseduar për zhvillimet në Rusi dhe Erdogani i ka thënë Putini se Turqia është e gatshme të ndihmojë për të arritur deri te një zgjidhje paqësore pas situatës së krijuar.
24/06/2023 16:13-Grupi Wagner i afrohet rajonit të Lipetsk-ut, Moska vetëm katër orë larg
Guvernatori i rajonit të Lipetsk-ut, Igor Artamonov, ka konfirmuar se grupi Wagner po lëviz “pajisje” në rajon.
Rajoni gjendet më pak se 400 kilometra nga kryeqyteti i rajonit në Moskë, transmeton Telegrafi.
Siç u raportua më parë, një video e medieve sociale – të cilën BBC e verifikoi – tregoi një kolonë të Wagner me automjete që udhëtonte në rajonin e Lipetsk-ut, që ndodhet midis qytetit të Voronezh dhe Moskës. (lexo më shumë)
24/06/2023 15:54-Rusët po i mirëpresin si çlirimtarë mercenarët e Wagnerit
Mercenarët rus të Wagnerit nuk hasën në asnjë rezistencë nga popullata vendase në marshimin e tyre drejt Moskës, përkundrazi, shumica u pritën krahëhapur, ku u shërbyen me ushqim dhe ujë.
Lideri i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, komentoi “mirëpritjen e ngrohtë” që u bëjnë qytetarët në afërsi të Rostovit.
“Rrugës nuk vramë asnjë person. Hymë në Rostov. Pa gjuajtur asnjë plumb, pushtuam ndërtesën e ushtrisë në Rostov. Nuk ndërhymë në punën e askujt. Ka njerëz që qëndrojnë në rrugë me flamujt e PMC (Wagner ). Në dyqanet ushqimore djemve tanë u ofrohet ushqim falas”, tha ai. (më shumë)
24/06/2023 15:27-Ku gjendet Vladimir Putin?
Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov deklaroi se presidenti rus "po punon në Kremlin" në Moskë.
Por, ndërsa mercenarët e Wagnerit po përpiqen të shkojnë në kryeqytetin rus, tashmë po qarkullojnë shumë lajme se ku ndodhet lideri rus. (më shumë)
24/06/2023 14:58-Helikopterët rus hapin zjarr ndaj kolonës së automjeteve ushtarake të Wagnerit
Karvani ushtarak që po udhëtonte jashtë qytetit të Voronezhit u sulmua nga forcat ajrore ruse.
Reuters bërë të ditur se helikopterët rus kanë qëlluar një kolonë të armatosur të grupit mercenarë rus, Wagner.
Kamionët që transportonin automjete ushtarake u panë duke lëvizur përgjatë autostradës M4, e cila lidh Voronezhin dhe Moskën përmes rajonit të Lipetsk. (më shumë)
24/06/2023 14:45-Prigozhin rebelohet ndaj Putinit, Elon Musk: Mos i besoni askujt, madje as vetvetes
Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenarë rus, Wagner tashmë ka dal kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
Tashmë ka reaguar edhe pronari i markës së veturave Tesla, Elon Musk. Ai përmes një fotografie ilustruese tha se mos i besoni askujt, madje as vetvetes".
24/06/2023 14:30-Automjetet ushtarake të Wagnerit shihen në një rajon në jug të Moskës
BBC ka verifikuar një video që tregon një kolonë me automjete të armatosura të Wagnerit që udhëtojnë në autostradën M4, e cila lidh Voronezhin dhe Moskën përmes rajonit të Lipetsk.
Guvernatori i rajonit të Lipetskut u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik.
Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.
Voronezh është një nga dy qytetet - tjetri është Rostov-on-Don, më në jug - në të cilin mercenarët e Wagneri thuhet se po i kontrollon me direktivat e Yevgeny Prigozhin.
24/06/2023 14:06-Zelensky komentoi rebelimin e Prigozhinit ndaj Putinit
304:"Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy attends an interview with some of the Russian media via videolink, as Russia?s attack on Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine March 27, 2022. Ukrainian Presidential Press Service/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.
11:"via REUTERS
Presidenti rus, Vladimir Putin është i frikësuar dhe rebelimi ndaj tij është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit të Ukrainës, tha Volodymyr Zelensky.
Reklama
“Dobësia e Rusisë është e dukshme” dhe presidenti i saj e ka “barrikaduar veten në rajonin e Moskës nga ata që vetë i ka armatosur”, tha presidenti ukrainas. (më shumë)
24/06/2023 14:05-Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus
Gjithnjë e më shumë informacione po publikohen se në Rusi kanë filluar luftime të ashpra midis ushtrisë së rregullt ruse dhe mercenarëve të Wagner.
Yevgeny Prigozhin ka pohuar se këtë mëngjes kanë rrëzuar të paktën një helikopter.
Ndërkohë, mediat ruse kanë publikuar një video të rrëzimit të një aeroplani rus, i cili raportohet se është shkatërruar nga të besuarit e Prigozhinit.
24/06/2023 14:03-Putin angazhon çeçenët për të shtypur rebelimin e mercenarëve të Prigozhinit
Udhëheqësi i forcave çeçene, Ramzan Kadyrov e ka cilësuar marshimin e Prigozhinit si tradhti dhe “thikë pas shpine ndaj Rusisë”.
Reklama
Luftëtarët çeçen “janë nisur tashmë drejt zonave të tensionuara”, tha Kadyrov. (më shumë)
24/06/2023 14:02-Prigozhin i kundërpërgjigjet Putinit: 25 mijë ushtarë jemi të gatshëm të vdesim
Yevgeny Prigozhin me mercenarët që drejton të grupit Wagner ka marrë kontrollin e një qyteti rus në kufi me Ukrainën.
Reklama
Kjo ka bërë që të presidenti rus, Vladimir Putin të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka deklaruar se kjo është tradhti ndaj Rusisë.
Ndërkohë, Prigozhin përmes një mesazhi në rrjetet sociale iu ka kundërpërgjigjur liderit rus duke pohuar se të gjithë janë të gatshëm të vdesin në aksionin kundër ushtrisë ruse. (më shumë)
24/06/2023 14:01-Wagner ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë
Presidenti rus, Vladimir Putin tha në një fjalim të jashtëzakonshëm televiziv të shtunën se “rebelimi i armatosur” nga forcat mercenare të grupit Wagner përbënte tradhti dhe se do të ndëshkohen ata që drejtojnë armët kundër ushtrisë ruse.
Reklama
Putin shtoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur Rusinë dhe se do të ndërmerren “veprime të fuqishme” për të stabilizuar situatën në Rostov-on-Don. (më shumë)
24/06/2023 14:00-Prigozhin ia mësyn Moskës, merr nën kontroll qytetin rus Rostov-on-Don
Yevgeny Prigozhin ka pohuar se së bashku me trupat e tij ka arritur në Rostov-on-Don.
Në pamjet e publikuara në mediat sociale, shefi i grupit mercenar rus, Wagner duket se gjendet në qendër të qytetit rus. (më shumë)



















